Halloween në Çikago/ Dy persona të armatosur hapin zjarr drejt turmës, 14 të plagosur

Halloween në Çikago/ Dy persona të armatosur…

Festimet e Halloweem vazhdojnë të kthehen në tragjedi. Të paktën katërmbëdhjetë persona janë qëlluar me armë zjarri të hënën mbrëma në Çikago. Mes të plagosurve ishin edhe tre fëmijë nga mosha 3 në 13 vjeç.

Policia tha se të shtënat zgjatën vetëm disa sekonda. Sipas raportimeve, dy persona hapën zjarr në drejtim të turmës ndërsa kalonin me automjet. Dyshohet se mes të lënduarve është edhe një person që është përplasur nga një makinë. Nuk dihet ende rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit