Halloween kthehet në tragjedi, 59 viktima e 150 të plagosur nga shtypja mes turmës në Korenë e Jugut

Halloween kthehet në tragjedi, 59 viktima e…

Pesëdhjetë e nëntë persona kanë vdekur në një përplasje mes turmave të mëdha që festonin Halloween në një zonë të njohur për jetën e natës në kryeqytetin Seoul të Koresë së Jugut.

Fillimisht lajmi u përhap se rreth 100 persona kishin pësuar arrest kardiak, por zyrtarët kanë konfirmuar numrin e viktimave. Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve në lagjen Itaewon.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta trupash në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët në turmë. Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent.

Raportohet se kishte rreth 100 mijë persona që po argëtoheshin në zonë gjatë festimeve për Hallowen. Postimet në rrjetet sociale të publikuara më herët tregojnë disa njerëz që vërejnë se zona e Itaeëon ishte aq shumë e populluar sa ndiheshin të pasigurt edhe kur merrnin frymë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit