
Teksa gjendet në kulmin e luftës dhe përballet me rrezikun e zhdukjes nga ushtria izraelite, Hamas ka marrë një goditje të fortë nga aleati kryesor i tij, Irani.
Ditën kur nisi lufta në rripin e Gazës, komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif, iu bëri thirrje aleatëve islamikë që t’i bashkohen luftës.
“Vëllezërit tanë në rezistencën islamike në Liban, Iran, Jemen, Irak dhe Siri, kjo është dita kur rezistenca juaj bashkohet me popullin tuaj në Palestinë”, tha ai në 7 tetor.
Por thirrja e e komandantit palestinez, nuk gjeti përkrahjen nga Irani, i cili njihet si vendi lidër i vende arabe. Zyrtarët iranianë thanë që nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt nëse nuk sulmohet vetë nga Izraeli ose Shtetet e Bashkuara.
Sipas Reuters, Reuters, lideri suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei gjatë takimit me kreun e Hamasit Ismail Haniyeh në fillim të nëntorit, ia bëri të qartë se Irani do të vazhdojë t’i japë grupit mbështetjen e tij politike dhe morale, por nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt.
“Ju nuk na dhatë asnjë paralajmërim për sulmin tuaj të 7 tetorit mbi Izraelin dhe ne nuk do të hyjmë në luftë në emrin tuaj”, mësohet të ketë thënë Khamenei.
Po ashtu Reuters shkruan se Irani do të vazhdojë të sulmojë objektivat kundërtshtare të SHBA dhe Izraelite përmes Hezbollahut, por nuk do të përfshihet në konflikt.