Hamasi refuzoi armëpushimin, Izraeli bën paralajmërimin e fortë

Hamasi refuzoi armëpushimin, Izraeli bën paralajmërimin e…

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, deklaroi se operacionet tokësore ushtarake do të zgjerohen edhe në zona të tjera të Rripit të Gazës.

“Khan Younis është bërë kryeqyteti i ri i terrorit. Ne nuk do të heqim dorë nga veprimet tona atje derisa të arrijmë te zyrtarët e lartë të Hamasit”, raportoi Times of Israel.

Kjo deklaratë vjen pas refuzimit kategorik që Hamasi i bëri ‘ofertës’ së Izraelit për armëpushim. Sipas Izraelit, armëpushimi do të shërbente për dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë dhe në këmbim do të liroheshin pengje izraelite. Por kërkesa u refuzua nga Hamasi duke mbajtur sërish të njëjtin qëndrim. Hamasi deklaroi se nuk do të lirohet asnjë peng deri në përfundim të sulmeve.

Izraeli është vënë nën ‘presion’ për të përfunduar luftën brenda vitit edhe pse SHBA e mohoi t’i ketë caktuar një afat kohor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit