Hamit Ibro, 69-vjeçari që u gjet nën rrënoja pas shpërthimit në Elbasan

Hamit Ibro, 69-vjeçari që u gjet nën…

Hamit Ibro, 69 vjeç, është një nga dy personat që humbën jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat në Elbasan.

Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet pas mesnatës, pas disa orësh kërkimesh intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Sipas Policisë, dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e grumbullimit të një sasie të madhe gazi brenda banesës së Hamit Ibros.

Tragjedia i mori jetën edhe 82-vjeçares Hatixhe Berisha, ndërsa disa banorë të tjerë pësuan asfiksi nga tymi dhe gazrat e çliruar pas shpërthimit dhe zjarrit.

Fuqia e shpërthimit shkaktoi dëme të rënda materiale në pallat. Një pjesë e strukturës së katit të katërt u shemb mbi katin e tretë, ndërsa muret ndarëse dhe apartamentet përreth pësuan dëmtime të konsiderueshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit