"Hapa-dollapa" te skaneri në Durrës| Identifikohen punonjësit që firmosën kalimin e 119 kg kokainë të fshehur në "Bana King"

“Hapa-dollapa” te skaneri në Durrës| Identifikohen punonjësit…

Skandali i 119 kg kokainë që kaluan në portin e Durrësit dhe nuk u konstatuan nga skaneri në qytetin bregdetar, ka sjellë arrestimin e dy punonjësve në doganë. Mësohet se ata janë identifikuar si shtetasit Bujar Qurku, inspektor i AKU dhe Julian Merhori, agjent doganor. Këto të fundit mësohet se janë pjesë e stafit që kanë firmosur procesverbalin për ngarkesën me fruta ekzotike, ku u gjet kokaina. Kujtojmë se pas kokainës së konstatuar në një nga magazinat e kompanisë së bananeve “Bana King” në Vaqarr, u prangosën 3 persona, Marson Murataj, Gëzim Kalaja, Hasan Saliu. Marson Murataj figuron si administrator i firmës, por në të vërtet ai është krye-menaxher i pritjes së kontejnerëve në Durrës, transportit të tyre në magazina dhe shpërndarjen e bananeve tek konsumatori. Ndërkohë nga gjithë ky sekuestrim i kokainës, ajo që mbetet mister është fakti se si skaneri nuk e ka konstatuar drogën, ndonëse në kamion ishin 100 pako kokainë, por që burime deklarojnë se në kontejner ka pasur 1925 kg kokainë, ndërsa disa nga këto pako  janë hequr më përpara. Gjithashtu më 2 dhjetor 2008, Marsoni u kap duke vjedhur një qendër interneti në qytetin e Fierit. Në këtë grabitje ai nuk ishte vetëm por në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, konkretisht Kiljan Gjeçi, Donald Bitraj, Marson Murataj, Xh. M. dhe Vendim Murataj, ku 3 prej të cilëve, janë punësuar si shoferë të firmës, “ZICO Sh.A”, ndërsa ende nuk janë prangosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit