“Hape dhe pak o Gramoz”, Ramës i mbyllet mikrofoni, opozita ia plasë të qeshurës

“Hape dhe pak o Gramoz”, Ramës i…

Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputeten e opozitës së re, Rudina Hajdari, teksa po mbante interpelancën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai ka cituar disa nga artistët, që ishin pro shembjes së Teatrit, ndërsa Hajdari i ka nxjerrë disa vendime, që nga viti 2000, kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës.

Ndërkohë, kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi, është treguar i rreptë gjatë kësaj seance plenare, duke mos e lejuar as kryeministrin Rama të flasë përtej kohës së caktuar.

“Hape dhe pak o Gramoz”, – u drejtua Rama dhe vijoi të fliste edhe pasi i mbaroi koha prej 3 minutash e caktuar, por kryetari i kuvendit nuk e ka lejuar të flasë më tej duke ia mbyllur menjëherë mikrofonin.  Kjo ndodhi gjatë përplasjes me deputeten Rudina Hajdari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit