Hapën vrimë në murin e qelisë dhe e suvatuan me brumë, shqiptarët tentojnë arratisje spektakolare nga burgu

Hapën vrimë në murin e qelisë dhe…
Dy shqiptarë kanë tentuar një arratisje spektakolare nga burgu i Avellinos të Napolit dhe vetëm 2 minuta i ka ndarë nga liria.

Policia e burgjeve arriti t’i pengonte mëngjesin e kësaj të diele.

Skema e arratisjes ishte e ngjashme me atë të filmit të njohur “The Shawshank Redemption”, sepse edhe shqiptarët kishin hapur një vrimë në murin e qelisë së tyre.

Nëse në film, vrima mbulohej nga një poster, shqiptarët e maskuan hyrjen me atë që dukej si mur i vërtetë, por në realitet e kishin suvatuar me brumë, që të dukej sikur gjithçka ishte në rregull.

Pikërisht në çastin kur ata kishin mbërritur në fund dhe po hiqnin tullat e fundit të murit të jashtëm, u zbulua edhe plani i tyre. Mediat italiane shkruajnë se njëri prej tyre duhet të vuante edhe 3 vite burg, ndërsa tjetri edhe 10.

/Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit