"Hapeni derën, Policia"/ Të rinjtë i arratisën uniformave blu në Tiranë, dyshohet se ishin shpërndarës droge

“Hapeni derën, Policia”/ Të rinjtë i arratisën…

Efektivët e Policisë së Tiranës kanë arrestuar dy të rinj, në një zonë me pallate të vjetër pranë “Pazarit të Ri”. Mësohet se rreth orës 15:30 në momentin që forca të shumta policie, zjarrfikësja dhe ambulanca rrethuan të rinjtë dhe u nisën drejt katit të tretë pas sinjalizimit të banorëve për veprimtari të dyshimtë të tyre.

Polica u ka kërkuar të rinjve të hapin derën për kontroll, por jo vetëm që ata nuk u hap, por tre të rinj që ndodheshin brenda u hodhën nga ballkoni në kantierin e një pallati në ndërtim. Menjëherë nisi ndjekja e tyre dhe dy nga të rinjtë janë arrestuar. Personi i tretë, me çantën në krah, dyshohet se ja mbathi me lëndë narkotike, duke hyrë mes rrugicave.

Dyshohet se një informacion çoi policinë me shpejtësi pasi fqinjët dyshonin se brenda apartamentit me qira, ishin disa të rinj që merreshin me drogë. Policia ende nuk ka dal në reagim zyrtar mbi operacionin, teksa dëshmitrë janë dhënë nga banorët e zonës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit