Hapësira ajrore e Sudanit do të mbetet e mbyllur për të gjithë trafikun ajror deri më 31 maj

Hapësira ajrore e Sudanit do të mbetet…

Hapësira ajrore e Sudanit do të mbetet e mbyllur për të gjithë trafikun ajror deri më 31 maj, njoftoi sot Autoriteti i Aviacionit Civil sudanez.

Agjencia sqaroi se ky ndalim përjashton fluturimet e ndihmave humanitare dhe fluturimet për largimin e njerëzve nga vendi. Për kryerjen e këtyre fluturimeve kërkohet licenca përkatëse nga organet kompetente.

Hapësira ajrore e Sudanit mbetet e mbyllur për fluturime të rregullta që kur shpërthyen përleshjet rreth një muaj më parë midis ushtrisë së rregullt dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF)./Zougla

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit