Hapet "gropa e vdekjes" pranë kryeministrisë, kujdes rrezikohet kushdo!

Hapet “gropa e vdekjes” pranë kryeministrisë, kujdes…

Një qytetar ka raportuar për një situatë emergjente që lidhet me hapjen e një grope të madhe në qendër të Tiranës, shumë pranë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë, mund të shihet lehtësisht gropa që në vështrim të parë duket e vogël, por brenda mbart një hapësirë boshe më shumë se një metër të thellë.

Gropa ndodhet shumë pranë ETC-së, në rrugë mbrapa Piramidës, një nga zonat me më shumë lëvizje në kryeqytet, ku gjatë gjithë ditës lëvizin këmbësorë, çiklistë dhe drejtues automjetesh.

Është e paqartë se si u hap një gropë e këtyre përmasave në këtë vend, por apeli shkon për institucionet përgjegjëse, që të marrin masa të menjëhershme për të mbyllur atë para se të shkaktohet ndonjë incident.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit