Hapet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë/ “Skam pare, nuk duan me më lëshu për 22 euro…”, revoltohet drejtuesi i kamionit pasi përballen me një tjetër tarifë

Hapet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë/ “Skam…

Ditën e sotme është hapur kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku është vënë re një fluks i madh mjetesh.  Por drejtuesit e kamionëve janë përballur me një tarifë shtesë për kamionët e tonazhit të rëndë, që do të duhet të bëjnë një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushton 22 euro. Një prej drejtuesve të kamionëve Ermal Hallaçi se ky është një shpenzim i kotë, dhe se dizinfektimi i mjeteve nuk mund të bëhet me ujë me pagesë.

“Skam pare, nuk duan me më lëshu për 22 euro, vetëm për me qit as gjysëm kile ujë jo, ç’ka po di, ja tek janë policët që nuk na lëshojnë, unë e kam me orar, që marr dënim 500 euro në rast se nuk arrij në kohë në Kosovë”, shprehet i revoltuar drejtuesi i kamionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit