Hapet pas 102 vitesh Xhamia e Re në Selanik

Hapet pas 102 vitesh Xhamia e Re…

Xhamia e Re u hap sot pas 102 vitesh në Selanik, ku për një kohë të gjatë u përdor si galeri artesh. Mbi 100 myslimanë u falën sot për festën e Fiter Bajramit në këtë xhami.

Sipas të dhënave të Sekretariatit të Përgjithshëm të Feve, në Atikë, përveç Xhamisë Islame të Athinës, funksionojnë ende 15 xhami të licencuara. Ka rreth 300 xhami që veprojnë në Traki dhe një në Kos, Rodos, Thebë dhe Selanik.

Qytetarët myslimanë  grekë  janë afërsisht 125,000 dhe jetojnë kryesisht në  Traki. Në Atikë,  refugjatët dhe emigrantët myslimanë vlerësohen në 250,000, me komunitetin më të madh pakistanez. Sigurisht, ka shumë më pak në rajone të ndryshme të vendit (Ilia, Kretë, Tebë).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit