Hapet tenderi/ Erion Veliaj jep 15 mln euro për rindërtimin e Piramidës së ish-diktatorit

Hapet tenderi/ Erion Veliaj jep 15 mln…

Bashkia e Tiranës ka shënuar talljen më të madhe të radhës që u bën kryeqytetasve.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, që tashmë thirret me nofkën “Zdromsi” (pagëzuar nga vetë ai), ka vendosur që me paratë e taksapaguesve të bëjë “golin” e radhës mu në qendër të Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me vlerë rreth 1,7 miliardë lekë (të reja), ose 15 milionë Euro, për realizimin e projektit “Rijetësimi i Piramidës”. 

Plot dy muaj pasi shembi në mënyrën më të turpshme në sytë e gjithë shqiptarëve goninën historike të Teatrit Kombëtar, ku një prej justifikimeve ishte mospasja e parave, Zdromsi, tallet sërish me Tiranën.

Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj, do të shpenzojnë rreth 15 milionë euro për “rijetëzimin e Piramidës”, ish-muzeu i krijuar në vitet e komunizmit për të lartësuar figurën e diktatorit Enver Hoxha.

Procedura e prokurimit do të jetë e hapur dhe afati i dorëzimit të ofertave, deri më 2 shtator të këtij viti. Afati i përfundimit të kontratës do të jetë 24 muaj.

Në lidhje me mënyrën se si do të financohet ky projekt i kushtueshëm, sipas informacioneve zyrtare, fondi për financimin e Piramidës ka tre burime kryesore.

Të ardhurat nga vetë Bashkia e Tiranës, fondet nga buxheti i shtetit të vëna në dispozicion nga Ministria e Kulturës, si dhe të ardhurat e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë për projektin “Rijetësimi i Piramidës”.

“Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës i prezantuar në tetor të 2019 nga Bashkia e Tiranës, synon transformimin e godinës në një qendër multifunksionale, duke përfshirë hapësira për të rinjtë, artin dhe kulturën”,- thuhet në informacionin shoqërues të Bashkis për këtë projekt.

Nga qeveria e mëparshme, Piramida parashikohej të shndërrohej në një tjetër projekt.

Në vendin ku ngrihet Piramida dhe funksiononte si Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, në vitin 2013 pritej të ngrihej kompleksi i ri parlamentar.

Nga Komiteti Shtetëror i atëhershëm, u shpall fitues projekti austriak “Coophimeilbau” i përzgjedhur nga juria ndërkombëtare nga 12 projekt-maketet që u paraqitën dhe qëndruan të ekspozuara për publikun te Kryesia e Kuvendit.

Piramida e Tiranës u ndërtua në vitin 1988, tre vjet pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha. E gjithë sipërfaqja e godinës, futuriste për kohën, ishte në shërbim të idealizimit të figurës së ish-diktatorit komunist.

Pas viteve ’90-të, ajo ndryshoi emrin dhe u shndërrua në Qendrën Kombëtare të Kulturës, por që, për banorët e kryeqytetit, u konsiderua gjithnjë si “Piramida e Enverit”.

/Burimi: Monitor.al/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit