Bashkia Skrapar, tender për drekën në nder të Pëllumb Piperos

Bashkia Skrapar, tender për drekën në nder…

Bashkia e Skraparit hap tender për organizimin e një dreke me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” mjekut Pëllumb Pipero.

Me rastin e dekorimit të mjekut epidemiolog si “Qytetar Nderi”, Bashkia e Skraparit ka vendosur që të shtrojë një drekë për nder të tij.

Për këtë arsye, Bashkia ka shpallur ftesën për ofertë për të gjithë të interesuarit. Tenderi do të zhvillohet më 11.06.2020, në orën 10:30.

Dreka do të ketë 60 të ftuar, ndërsa menuja parashikon tre pjata kryesore, pije dhe fruta.

Mjeku Pipero u shpall Qytetar Nderi i Skraparit në fund të muajit mars. Me propozim të kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, këshilli i bashkisë ia dha këtë titull më 28 mars.

Titulli u dha me motivacionin “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike gjatë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik ne përballimin e situatës së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit