Hapet thesi i Shëndetësisë! NIKU i përgjimeve të NDRANGHETAS rrjep 10 MILIARDË LEKË nga paratë e shqiptarëve

Hapet thesi i Shëndetësisë! NIKU i përgjimeve…

Paratë tona kanë nisur të shpërndahen me thasë në Shëndetësi… Nëse nuk jeni informuar mjaftueshëm, ditët e fundit po bëhet nami me procedurat e tenderimeve publike në fushën më të kripur të shtetit!

Tendera në vlerë të frikshme, që u shpërndahen në vlerë monetare klientëve të qeverisë totalisht në shkelje… Skemë kjo që duket se nuk do të marrë fund ndonjëherë derisa vendi të qeveriset nga një klasë e tillë politike.

Për t’ju bërë një përditësim të fundit… Nuk mund të ishte kush tjetër veçse Nik Halilit, të përgjimeve të Ndranghettas ai i cili ka përfituar plot 9 MILIARD Lekë, shumë kjo më e madhe se disa koncesione të oligarkëve të fuqishëm. Por jo vetëm 9 MILIARDË, një shifër e frikshme e shoqëruar me disa “qoka” të vogla nga pas, tendera në shkelje për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.

Tenderi kryesor i një shume të majme të dhënë nga Enkelejd Joti, mbi 9 MILIARD LEKË, është përfituar nga GTS e Halilit nëpërmjet një marrëveshje kuadër, që i ka siguruar monopolizimin e oksigjenit në spitalet e vendit prej kohësh. Nëse hapet një tender me objekt oksigjenin në spitale, fituesi është i ditur tashmë.

Në kriteret përcaktuese të fituesit të tenderave të oksigjenit, justifikimi i monopolizimit të Halilit justifikohet me faktin: lëvrimi i këtij malli nga disa operatore ekonomike nuk është i favorshëm dhe krijon vështirësi autoritetit kontraktor për furnizim në kohën e duhur, për këtë arsye lëvrimi nga një OE i vetë, është praktikisht më i përshtatshëm. Pasiguria dhe vonesat mund të sjellin dështime në furnizmin me këto materiale për AK ne kohën e duhur, duke patur impakt direkt tek pacienti.

Listën e tenderave të fundit të përfituar ditët e fundit nga Besnik Halili dhe jo vetëm e gjeni të shënuar më poshtë:

  

Sipas tabelave të mësipërme, me anë të një përllogaritje të vogël, tenderat që ka përfituar Besnik Halili kohët e fundit në Shëndetësi janë këto:

  • 9 MILIARD- Nga QSUT
  • 1.3 MILIARD- Nga QSUT
  • 243 MILION- Nga Spitali i Lezhës
  • 121 MILION- Nga Spitali i Lushnjës
  • 99 MILION- Nga Spitali i Gjirokastrës
  • 15 MILION- Nga QSUT

Në një total prej MBI 10.7 MILIARDË LEKË PA TVSH!!!

TENDERAT E PËRFITUAR NGA KOMPANITË E TJERA OLIGARKIKE QË SHIKONI Në LISTË, DO T’I ANALIZOJMË NË DITËT NË VAZHDIM.

Luneda Sufali dhe Besnik Halili

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit