Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur fjalën e tij në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë dhe e ka cilësuar atë si simbol të miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Erdogan tha se kjo xhami, e cila është më e madhja në Ballkan, përfaqëson jo vetëm një vend adhurimi, por edhe një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë besimtarëve në çdo aspekt.
“Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar si një qendër sociale, me sallë konferencash, bibliotekë, dhoma studimi dhe ashensorë për personat me aftësi të kufizuara,” theksoi ai. Erdogan shtoi se ky kompleks do të pasqyrojë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë dhe do të promovojë bashkëjetesën e kulturave ballkanike.
Presidenti turk e përshkroi xhaminë si një dhuratë nga populli turk për motrat dhe vëllezërit në Shqipëri, realizuar me mbështetjen e entit turk të çështjeve fetare, Diyanet.