Hapi parukerinë duke shkelur urdhrin e qeverisë, arrestohet pronarja

Hapi parukerinë duke shkelur urdhrin e qeverisë,…

Pronarja e një salloni bukurie në Teksas është arrestuar me burg për një jave, pasi hapi parkuerinë pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria për shkak të koronavirusit, që kanë mbyllur të gjithë bizneset jo thelbësore.

Shelley Luther, u paraqit në gjykatë të martën dhe gjykatësi tha se mund të lirohej vetëm nëse kërkonte falje për egoizmin e treguar, të mbyllte sallonin dhe të paguante një gjobë.

Luther nuk ka pranur dhe i ka thënë gjykatësit se “të ushqesh fëmijët nuk është egoizëm”.

Ajo u gjobit dhe me 7.000 dollarë dhe u paralajmërua se do të gjobitet edhe me 500 dollarë të tjera nëse do ta hapte parukerinë deri në ditën kur bizneset e vogla të lejohen për t’u hapur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit