Hapja e transportit detar/ Autoriteti Portual Durrës: Ja kush mund të udhëtojë nga nesër

Hapja e transportit detar/ Autoriteti Portual Durrës:…

Autoriteti Portual Durrës ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Transporteve për hapjen e transportit detar nga nesër, duke përcaktuar kategoritë që mund të udhëtojnë. Sipas Autoriteti Portual Durrës, duke filluar nga nesër (22 qershor) mund të udhëtojnë shtetasit shqiptarë me Shqiptarë me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno).

 Gjithashtu, shtetasit e BE-së do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane.

Ndërsa faza 2 që është vendosur me datën 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit Shqiptarë.

 – Lejohen gjithashtu të lëvizin me transport ndërkombëtar të trageteve të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqiperi ose vijnë në Shqiperi per arsye pune.

 – Lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit Shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumenta te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE.

Do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët Shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqiperia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit