‘Hapni dritaret, jo kondicionerët’, eksperti i sëmundjeve infektive: Më i rrezikshëm për koronavirusin është…

‘Hapni dritaret, jo kondicionerët’, eksperti i sëmundjeve…

Në ditët e para të shfaqjes së pandemisë në Shqipëri ekspertët u bënë apel qytetarëve të mos e përdorin kondicionerin pasi ndikon në përhapjen e koronavirusit.

Tashmë, thuhet se edhe sistemet e ajrosjes dhe ventilatorët janë po aq të rrezikshëm.

Deklarata vjen nga Massimo Andreoni, Profesori i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Romës “Tor Vergata” dhe drejtori shkencor i Shoqatës Italiane të Mjekësisë Infektive dhe Tropikale (Simit).

Teksa foli për çështjen e ventilatorëve dhe ajrit të kondicionuar, ka bërë një dallim të qartë

“Më shumë se kondicioneri, ventilatorët rrisin distancën e përshkuar nga virusi. Grimcat mund të shpërndahen më shumë se 1.5 metra”, tha specialisti i sëmundjeve infektive duke folur për Agorà në Rai Tre. /tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit