Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit, mbërrin në kryeministri

Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit, mbërrin…

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sapo ka arritur në ndërtesën e Qeverisë, ku do të zhvilloj takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim po mbahet me fetës të Kurtit për tu dakorduar rreth çështjeve politike.

Kurti ditë më parë u ka dërguar ftesë liderëve të të gjitha partive politike. Ftesës së Kurtit pozitivisht u janë përgjigjur vetëm Ramush Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku me të cilin Kurti do ta ketë takimin nesër.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka refuzuar takimin ftuar nga Kurti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit