Haradinaj kundra rregullave të ‘qeverisë Rama’: Të lejohen dasmat ashtu si plazhet

Haradinaj kundra rregullave të ‘qeverisë Rama’: Të…

Pasi Rama ka vendosur ligjin se nuk duhet të zhvillohen dasmat në Shqiperi.

Haradinaj edhe pse pjesë e “Qeverisë Hoti”, i pari i AAK-së, është pro mbajtjes së dasmave.

Edhe pse, sipas masave anti-Covid-19, është ndaluar çdo tubim me më shumë se 15 persona.

“Jam për me u mbajt dasmat, p.sh shkoj në Shqipëri, isha në Vlorë krejt i ki të Kosovës, në Durrës i ki të Kosovës, janë në plazh njerëzit si në ditë të pazarit.

Pse mos mi mbajt na dasmat, p.sh në një distancë, nëse është e paraparë 1 metër e gjysmë distanca, nëse ka dezinfektues.

Kemi mujt me shku pak më përpara, p.sh mi thënë pronarit të sallës së dasmave i ki këto kushte për mbajtje të dasmave”,- ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj është gjithashtu pro hapjes së shkollave më 1 shtator.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit