Haradinaj: Nesër mund të votohet qeveria e re në Kosovë

Haradinaj: Nesër mund të votohet qeveria e…

Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka gjasë që sot gjatë ditës të publikojë vendimin e plotë për ligjshmërinë e dekretit të mandatarit. Sipas tij, nëse ndodh një gjë e tillë, nesër mund të thirret seanca për votimin e qeverisë Hoti.

Haradinaj thotë se tashmë partive që kanë nënshkruar koalicionin u ka mbetur vetëm që të presin publikimin e aktgjykimit të plotë.

“Mendoj që është momenti kur mundet Gjykata me publiku vendimin, që i hap rrugë anës procedurale, asgjë tjetër s’ka mbetur vetëm çështje procedurale. Mundësitë janë reale që për nesër, asgjë tjetër s’ka mbetur nga koha e vendimit, me shpesë që nesër, misioni më i vështirë të kësaj qeverie është shpëtimi i ekonomisë, besoj që do të jemi të suksesshëm”, tha ai.

Haradinaj ka treguar edhe emrat e ministrave dhe shtoi se ka mundësi reale që të thirret nesër seanca.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit