Harbohet “beu” i Krujës/ Tjetër tender për eskavatorin relike të Bashkisë; këtë herë, 175 orë “shëtitje” me rimorkiator

Harbohet “beu” i Krujës/ Tjetër tender për…

Dje, redaksia “Pamfleti” publikoi një tender-pazar, të kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi, bërë për gjoja ruajtjen e eskavatorit të kanaleve.

Skandali qëndron në faktin, se tenderi 24 mijë Euro, për 24 muaj; është sajuar, për të ruajtur një eskavator skrap e relike që ka në inventar bashkia Krujë.

E gjitha kjo gallatë, është një justifikim shkresor e ligjor; për të zhvatur 30 milionë lekë vjetra, nga taksat që paguajnë qytetarët e Krujës, të cilët përmbyten shpesh edhe për shkak të këtij eskavatori relike që nuk punon.

Pas mesnate, vetëm 5 orë pas publikimit të tenderit për ruajtjen e eskavatorit; kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, ka shpallur një tjetër tender për eskavatorin; por me objekt të ndryshëm.

Tenderi i dytë, është bërë për transportimin e këtij eskavatori me rimorkiator; kundrejt pagesës për 175 orë/pune transportim; në destiancionin që do t’i jepet nga kryetari i Bashkisë.

Nuk e dimë, se në cilët fshatra, do të shëtisë eskavatorin kryebashkiaku Bushi, në ato 175 orë që do ta paguajë nga taksat publike; por siç thonë informacionet nga zyrat e Bashkisë-Krujë, ky eskavator është në gjendje… “skrap”./Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit