Harrohet vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, "peshqit e mëdhenj" shijojnë paratë e vjedhura

Harrohet vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, “peshqit…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Ankimimit, ishin dy institucionet e para shumë të rëndësishme që u ngritën për drejtësinë e re. Në atë kohë shpresa e qytetarëve ishte shumë e madh, kjo pasi KPK dhe KPA do kalonin në filtra gjyqtarët dhe prokurorët, për të nxjerrë nga sistemi të korruptuarit. Kjo lëvizje, që u investua shumë nga SHBA dhe BE, u planifikua për të ndëshkuar të paprekshmit, politikanë e biznesmenë që ishin të përfshirë në afera të ndryshme.

Por siç ishte entuziazmi shumë i madh tek qytetarët në fillim, i tillë është edhe zhgënjimi aktualisht. Në fillimet e vettingut, në çdo edicion lajmesh e çdo faqe gazete shkruhej vetëm për reformën në drejtësi. Gjyqtarë e prokurorë që shkarkoheshin pse nuk justifikonin dot një makinë, e të tjerë që konfirmoheshin edhe pse kishin vila e prona të tjera, që i kamufluan si dhurata nga familjarë.

KPK që drejtohet nga Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut u kritikua ashpër nga ndërkombëtarët, ndërsa vendimet e padrejta të këtij institucioni i kushtuan shumë shtetit shqiptar, pasi gjyqtarë që dolën nga sistemi, fituan të drejtën e tyre në Strasburg.

Në fakt, procesi i vettingut është parë si një mekanizëm që i ka shërbyer vetë qeverisë. Me vendosjen e tyre në SPAK e BKH, shume komponentë të PS po ja hedhin paq, pavarësisht skandaleve që kanë plasur njëri pas tjetrit. Erion Veliaj, i cili është cilësuar si kumbari i inceneratorit të Tianës ja ka hedhur pa u lagur, ndonëse ndaj tij ka shumë padi në SPAK nga opozita, por jo vetëm. Paq ja ka hedhur edhe Ilir Beqaj që akuzohet për koncensionin e sterilizimit. Akuza dhe padi në SPAK janë dorëzuar edhe për zyrtarë të tjerë të qeverisë, të cilët i kanë krahët e ngrohtë dhe nuk u preket fija e flokut. Dënimet që janë dhënë deri tani, nga një arkë me peshkt e deri tek ndonjë vepër tjetër e lehtë penale, duke amnistuar “peshqit e mëdhenj”.

Këto fakte, ngrejnë dyshime të forta se KPK dhe KPA, aktualisht po vijojnë punën e tyre në mënyrë letargjie, pa kontroll e me vendime të njëanshme. Duke qenë se nuk është në interes të qeverisë tanimë, edhe media e ka lënë në hije vettingun. Kush kalon e kush del nga sistemi i drejtësisë tashmë është në dorë të KPK e KPA për të vendosur. Besimi i qytetarëve tek drejtësia e re ka rënë, duke parë që ata që kanë vjedhur në kurriz të tyre për kaq vite, vijojnë të jenë në skenën politike e të shijojnë paratë e fituara nga korrupsioni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit