Harrojeni Erjonin, njihuni me Artanin nga Kosova që mashtron vajzat shqiptare

Harrojeni Erjonin, njihuni me Artanin nga Kosova…

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e Erjon Hoxhës, një 20-vjeçari i cili u merrte para vajzave e jo vetëm, duke i mashtruar.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, dhjetëra mesazhe të tjera kanë mbërritur në redaksinë tonë për djem që mashtrojnë dhe zhvasin vajzat.

Së fundmi një shqiptare që ka punuar në Gjermani ka denoncuar menaxherin e saj i cili nuk i ka paguar 30 orë pune.

Vajza ka treguar se në dhjetor ka punuar në Frankfurt dhe menaxheri i quajtur Artan Konjuhi, me origjinë nga Kosova, nuk i jep lekët që i takojnë.

Ajo thotë se prej 6 muajsh, nga janari e deri më tani, Artani e mban me mashtrime e fjalë boshe, ndërkohë që së fundmi i ka bërë edhe bllok në rrjetet sociale, ku ajo i ka kërkuar llogari për këtë zvarritje.

Vajza kërkon që ky rast të bëhet publik, që menaxherë e pronarë si Artani, mos të mashtrojnë më shqiptarët që punojnë në të zezë, pa dokumenta, nga halli.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit