Harrojeni Tiranën pa trafik, kjo foto e shkrepur mëngjesin e sotëm është ”për të vënë duart në kokë”

Harrojeni Tiranën pa trafik, kjo foto e…

Të mësuar me dy muaj pa trafik dhe me një numër të kufizuar makinash në rrugët e kryeqytetit, pamja që të ofron mëngjesin e sotëm Tirana duket vërtet apokaliptike. Në foton e mëposhtme, e cila është shkrepur pak minuta më parë në zonën e Astirit në Tiranë, shihet një numër shumë i madh makinash që kanë dalë në rrugë, ndërsa është krijuar një trafik i dëndur, që të paktën për dy muaj kishim mundur që ta evitonim.

Gjatë ditës së sotme hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese për qytetarët, ku shtohen dhe qytetet që janë pjesë e zonave të gjelbra, ndërkohë që lejohet dhe transporti ndërqytetas me taksi, jo më shumë se dy pasagjerë nga e njëjta familje.

Tirana pas karantinës strikte, do të na duket një tmerr i vërtetë, të paktën ditët e para, se ne shqiptarët duket se mësohemi lehtë me ndryshimet… Në disa foto të mëparshme të publikuara shihej një pastrim i ndjeshëm i ajrit në Tiranë, por duket se gjithçka do të marrë fund me ndezjen e motorëve të ekonomisë, dhe rifillimin e punës normale të bizneseve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit