Harrojeni Xhemi Shehun bjonde! Moderatorja bën ndryshimin e papritur në look dhe na la pa fjalë

Harrojeni Xhemi Shehun bjonde! Moderatorja bën ndryshimin…

Xhemi Shehu ka disa muaj që është shkëputur nga televizioni, që nga momenti që hoqi dorë përfundimisht nga “Portokalli”. Këtë kohë ajo po e shfrytëzon si një mundësi të mirë për t’ju dedikuar familjes së saj dhe sigurisht edhe vetes. Moderatorja ka treguar së fundmi se ka bërë një ndryshim të papritur në pamje pas shumë shumë kohësh.

Ditën e sotme Xhemi ka publikuar një foto, në të cilën shihet se flokët i ka lyer në ngjyrë karote. Duke qenë se ajo ka qenë një bjonde besnike prej kohësh, askush nuk e priste që moderatorja të bënte një ndryshim kaq të madh. Edhe pse ne jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë të verdhë edhe në këtë formë ajo duket mjaft bukur.

Ndërkohë kujtojmë se pas largimit nga spektakli i humorit “Portokalli”, ajo u shpreh se kapitullin e televizionit e kishte mbyllur përgjithmonë.

“Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’ sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokalli’-në.

Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”, u shpreh Xhemi duke shtuar se këtej e tutje do t’i dedikohet familjes së saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit