“Harroji librat qe ke pas shpine dhe graden 'Doktor Shkencash', dil kaçak në mal se për atë punë je”, juristja përplaset me Luçiano Boçin, për sherrin me Gjergj Lucën

“Harroji librat qe ke pas shpine dhe…

Juristja Brizida Gjikondi, ka debatuar ashpër me kandidatin për deputet të PD në Elbasan, Luçiano Boçi, pas sherrit të këtij të fundit me biznesmenin Gjergj Luca.

“Unë mendoj ato libra që ke mbrapa…më mirë lër librat që ke mbrapa dhe dil kacak në mal dhe jepi shqiptarëve modelin e kacakut të mesjetës…”, i tha juristja demokratit Boçi, teksa të dy ishin të ftuar në emisionin “Spotlight”.

Ndërkohë, vetë ish-deputeti i kërkoi juristes që të qetësohej. “Doktor shkencash jam për fushën time profesionale dhe jo për marrëdhëniet e mia me zotin Luca që ti të revoltohesh. Qetësohu…”, tha Boӓi.

Debati Gjikondi – Boçi:

Gjikondi: Konfliktet fizike, apo asgjesimet fizike të kundërshtarëve janë vetëm tipare të qenieve shtazarake, unë dua të flas hapur se pse nuk kemi më nerva nga kjo klimë kriminale. Një ish-deputet që ka pas kurrizit libra, që është Doktor Shkencash jo vetëm që s’kërkon falje por justifikon agresionin fizik, I ndërsjelltë ta zëmë se nuk po I hyjmë gjithë kameras për mua është skandaloze, është e tmerrshme të japësh kështu mesazhesh për njerëzit, për vetë ti përbrenda si Docent, si doktor shkencash…

Boçi: Përmbaje pak veten

Gjikondi: Unë mendoj ato libra që ke mbrapa…më mirë lër librat që ke mbrapa dhe dil kacak në mal dhe jepi shqiptarëve modelin e kacakut të mesjetës…

Boçi: Ja do të jap përgjigje ty…

Gjikondi: Se një intelektual i një qyteti të spikatur si Elbasani të arrijë në dhunë fizike, kjo tregon degradimin, të mungesës së argumentit, të mungesës së qetësisë. Kur e bëni ju, cfarë duhet të bëjnë shqiptarët nëpër katunde, nëpër lokale…jo mos thoni mirë mirë, unë mendoj që jeni në rrugë të gabuar. Nesër në mëngjes nuk derdhet gjaku juaj, por I fëmijëve të nënave të Elbasanit. Dhe për atë që po mbron te drejtat e njerëzve që ju ka marrë pronat Luca, sepse edhe ashtu mund të jetë, sepse dihet që biznesmenët bëjnë abuzime, zotëri ka gjykate. Nuk jemi në mesjetë që zgjidhen gjërat me dhunë. Sepse I bie të derdhet gjak. Ju jeni përfaqësues I popullit, është shumë e rëndë ajo që bëni ju. Zgjidhni o librat o kacak në mal.

Boci: Doktor shkencash jam për fushën time profesionale dhe jo për marrëdhëniet e mia me zotin Luca që ti të revoltohesh. Qetësohu…

Gjikondi: Se kam fare me Lucen, kjo është një situatë shumë skandaloze. Cdo javë vijmë këtu se ju keni hallin e pushtetit. S’keni programe, nuk keni frymë,

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit