Harrojini makinat e luksit, maturantët e Borizanës japin leksionin e jetës

Harrojini makinat e luksit, maturantët e Borizanës…

Ndërsa jemi mësuar që çdo fund qershori rrjetet sociale të mbushen me video “tangerllëku” ku maturantët garojnë se kush ka marrë makinën më të shtrenjtë luksoze, me veshje mijëra eurosh e zhurmë të madhe rrugëve të qyteteve, ky imazh që po shihni tregon një realitet krejt tjetër nga Borizana.

Mbrëmjen e 30 qershorit, këta të rinj kanë thyer çdo klishe të “shfaqjes” moderne, duke dhënë leksionin më të bukur të jetës.

Sikurse shihet në foton e mposhtme, në vend të xhirove të gomave dhe garave boshe, këta djem të veshur shik kanë zgjedhur të dalin krenarë krah për krah me personat më të rëndësishëm të jetës së tyre: me nënat dhe gjyshet e tyre.

Në sfond dallohen makinat, por vëmendja e djemve nuk ka qenë fare te luksi apo fasada. Shtrëngimi i duarve të grave që i rritën me sakrifica, me gjak e me djersë, vlen më shumë se çdo gjë tjetër.

“Nuk ka luks, as ‘Bentley’ e as ‘Ferrari’ që blen dot sakrificën e një nëne apo rrudhat e duart e mbledhura të një gjysheje,” – do të ishte komenti më i gjetur për këtë imazh që të ngroh zemrën.

Në një kohë ku suksesi shpesh matet me dukjen dhe paranë, maturantët e Borizanës dëshmuan se maturia e vërtetë fillon atëherë kur vlerëson familjen. Pa komplekse dhe me ballin lart, ata treguan se kush janë VIP-at e vërtetë në jetën e tyre.

Një mbyllje cikli fantastike dhe një nisje me këmbë të mbarë për këta të rinj. Një bravo e madhe shkon për ta dhe për prindërit e mrekullueshëm që i kanë edukuar me këto vlera kaq të larta!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit