Harruan gjellën në zjarr duke parë telenovelën, banesa e çiftit në Berat ’përpihet’ nga flakët

Harruan gjellën në zjarr duke parë telenovelën,…

Flakët masive kanë përfshirë një banesë në zonën e ish-markatos në lagjen ‘13 Shtatori’ në Berat. Bëhet me dije se zjarri ka rënë për shkak të shpërthimit të një bombole të vogël gazi. Mësohet se në banesë ka qenë një çift, të cilët kanë arritur të shpëtojnë.

Burri dhe gruaja kishte vendosur gjellën në zjarr por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela. Nga harresa, tenxherja është djegur, ndërsa pas kësaj ka shpërthyer edhe bombola e gazit, që fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plotësisht.

Sa i përket banesës, një pjesë e saj është shkrumbuar, ndërsa flakët janë lokalizuar tashmë pas ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit