Harruan ngrohësen ndezur, digjet apartamenti në Elbasan

Harruan ngrohësen ndezur, digjet apartamenti në Elbasan

Një apartament është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, duke bërë që flakët të rrzikojnë dhe banesa të tjera ngjitur.

Ngjarja ndodhi gjatë pasdites së kësaj të shtune në lagjen 11 Nëntori, dhe shkak i zjarrit mendohet të ketë qënë një ngrohëse e cila është harruar ndezur. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Siç mund të shikohet dhe nga foto, flakët kanë dalë në pjesën e jashtme të dritares së katit të pestë ku edhe ndodhet banesa. Forcat zjarrfikëse kanë punuar për të vënë në kontroll situatën dhe shuar flakët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit