Harry në gjendje të vështirë? Princi përfundon në spital psikiatrik

Harry në gjendje të vështirë? Princi përfundon…

Sipas revistës “Globe”, Princ Harry po përjeton një periudhë të vështirë në jetën e tij. Thuhet se ai është pranuar në një klinikë psikiatrike në Kaliforni për çrregullim të stresit post-traumatik. Që nga viti 1997 ai ka përjetuar një krizë nervore nga vdekja e nenës së tij, Princeshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident me makinë.

Për të mos mjaftuar kjo, gjendja e tensionuar në familjen mbretërore ka ndikuar shumë tek ai. Largimi i tij dhe i Meghan Markle nga familja mbretërore i dhanë atij goditjen finale. Ishte vetë Harry që pranoi në një moment se nuk donte që me Meghan të ndodhte njësoj si me nënën e tij.

Me dëshirën e tyre, ata humbën statusin mbretëror dhe tashmë kanë nisur jetën e re në SHBA dhe mesa duket nuk qenka aspak e lehtë për të. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit