Harta e infeksionit/ Koronavirusi ndau Europën Perëndimore nga ajo Lindore

Harta e infeksionit/ Koronavirusi ndau Europën Perëndimore…

Në Itali u bë e qartë një ndarje mes veriut dhe jugut sa i përket epidemisë së koronavirusit. Veriu i pasur u godit shumë më ashpër, ndërsa sëmundja kurseu jugun e varfër.

Një ndarje e qartë po shihet edhe mes Europës Perëndimore dhe asaj Lindore. Vendet e Europës Lindore janë prekur ndjeshëm më pak nga sëmundja vdekjeprurëse.

Arsyet janë të ndryshme. Disa ekspertë thonë se kjo ka lidhje me faktin se këto vende u izoluan më shpejt. Të tjerë thonë se kjo vjen për shkak se këto vende nuk kanë shumë ndërveprime si vendet perëndimore, ku njerëzit qarkullojnë më shumë dhe aeroportet janë të stërmëdha. Po ashtu ka zëra se vendet lindore janë mbrojtur nga një vaksinë e prodhuar një shekull më parë kundër tuberkulozit. Ka nga ata ekspertë që thonë se vendet lindore janë më të mira në disiplinë kur bie fjala për krizat.

Ndërsa këto janë spekulime, fakt është se edhe në pjesën lindore rastet janë duke u shtuar. Rusia po regjistron më shumë raste të reja, kurse Turqia ka një numër shumë të lartë të prekurish. Megjithatë të dy vendet kanë një numër të vogël viktimash deri tani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit