Harta e re gjyqësore/ Mbyllen 9 gjykata dhe 9 prokurori, avokati: Po i çojnë qytetarët drejt vetëgjyqësisë

Harta e re gjyqësore/ Mbyllen 9 gjykata…

Nga 1 maji, 9 gjykata dhe 9 prokurori janë mbyllur në të gjithë Shqipërinë, si pasojë e fazës së dytë të hartës së re gjyqësore. Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, hartuan dhe miratuan hartën e gjykatave dhe prokurorive që do të mbeten funksionale, teksa në shumë qytete nuk do të ketë institucione drejtësie. Kështu dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjës në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Mijëra qyetarë u duhet të udhëtojnë me kilometra të tëra për hapjen e nëj hetimi apo gjyqi. Ndonëse u kundërshtua nga Dhomat e Avokatisë dhe ekspertë të ndryshëm të drejtësisë me arsyetimin se harta e re gjyqësore nuk do të ofrojë shërbimin e duhur, qeveria vendosi ta miratojë.

Problemet më të mëdha lidhen fillimisht me dosjet e shumta që do krijohen pasi tashmë një Gjykatë do të ketë disa qytete përsipër, e jo vetëm një qytet që kishte më parë. Zvaritja e gjyqeve është një tjetër shqetësim, lidhur nga mbingarkesa që do të krijohet. Po ashtu distancat e largëta dhe kostot e shtuara për qytetarët është një tjetër problematik e hartës së re gjyqësore.

Këtu ka qytete që duhet të bëjnë 70-80 kilometra për të marrë drejtësi. Nëse qytetarët janë larg aksesit në drejtësi, janë larg asaj që thotë ligji, që qytetarët duhet të kenë akses të njëjtë në drejtësi. Do të kthehemi te vetëgjyqësia. Jeta efektive është 30 vite dhe nëse t’i 10 vite i lë në gjykata, atëherë qytetarët shikojnë opsionin e vetëgjyqësisë” – tha avokati Ermal Hamataj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit