Harta e re sizmike/ E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet

Harta e re sizmike/ E gjithë Shqipëria…

Me ndryshimet e fundit natyrore dhe klimatike, e gjithë Shqipëria futet në rrethin e zonave sizmike. Në një intervistë televizive sizmologu Edmond Dushi ka bërë me dije se, në Shqipëri nuk ka më ndarje zonale për rrezikun sizmik, pasi i gjithë territori konsiderohet njësoj i rriskuar.

Ai ka shpjeguar se aktiviteti i shtuar sizmik i viteve të fundit ka bërë që ekspertët të vlerësojnë se i gjithë vendi përfshihet në hartën e re sizmike, sepse i gjithë vendi rrezikohet. Ndërsa tregoi se kjo hartë e re do të publikohet në nëntor.

Nuk do të ketë një ndarje zonale të mirë përcaktuar për faktin se efekti i tërmetit shtrihet në hapësire dhe është e pakuptimtë të kemi një ndarje zonale dhe të themi kjo zonë e territorit është më e prekur apo e rrezikuar në raport me zonat e tjera kur këto zona në fakt ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Harta e re është bazuar në atë që njihet sizmioteti i lëmuar ka informacion tektonik dhe duke qenë se Shqipëria është në një revolucion të këtyre kodeve. Do jetë pjesa bazale mbështetëse për kodet anstisizmik që duhet të ketë Shqipëria”, thotë ai.

Sipas ekspertëve, 26 nëntori i vitit 2019 tregoi se tërmetet e fortë janë prezent në Shqipëri. Për këtë do të publikohen dhe teknikat e reja për ndërtimin e shtëpive dhe pallateve që të mund të jenë më rezistente ndaj tërmeteve

Këtu bëhet fjalë për tërmete tipike të Shqipërisë të cilat janë mbi 8 ballë, që janë tërmete dëmtuese për territorin e Shqipërisë. Harta e re sizmike e bazuar në eurokode 8 që është standard i përparuar europian. Shumë shpejt do të vëmë në punë 10 stacionet e reja.

Territori shqiptar shquhet për mikrotërmete dhe tërmete të vegjël nuk përbëjnë problem, është çlirim energjie në të gjithë territorin, nuk është në një zonë të caktuar që të jetë e përqendruar diku, nëse do ishte kështu do përbënte shqetësim për aktivitetin sizmik”, tha sizmologu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit