
Gjatë një konference të mbajtur këtë të mërkurë u bë publikimi i një harte ku në territorin e Kosovës shkruhej emri i Serbisë dhe jo shteti shqiptar.
Për kryeministrin Edi Rama, kjo ishte një gjë normale dhe është shprehur se asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte.
Duket që kryeministri nuk e ka ndjenjën e patriotizmit dhe këto detaje i anashkalon si një gjë e zakontë.
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!
Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja!
E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh”, është shprehur kryeministri.
Harta u duk sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova.