Harta gjyqësore/ Nis sorollatja, nga Tropoja në Kukës për një gjyq pensioni

Harta gjyqësore/ Nis sorollatja, nga Tropoja në…

Qytetarët e Tropojës duhet të udhëtojnë 170 kilometra nga vendbanimet e tyre për të marrë pjesë në një gjyq. Harta e re gjyqësore shkriu gjykatën në qytetin e tyre dhe dosjet u transferuan në Kukës. Edhe për gjyqin më të vogël, qytetarët duhet të bëjnë 3 orë rrugë vajtje-ardhje dhe të presin me orë të tëra pas derës së gjykatës për të mbaruar punë.

I tillë është rasti i një qytetari i cili udhëtoi nga Tropoja në Kukës vetëm për njohjen e viteve të punës. Mirëpo qytetarët po sorollaten duke i bërë ata të presin ose të vijë sërish disa herë. Kostot e rrugës dhe pritja e gjatë, janë të mundimshme për qytetarët që presin të dalin ën pension.

Ndodhem këtu sepse ka qenë gjykata në Tropojë dhe e kanë sjell këtu. Kam aplikuar për njësimin e viteve të punës, që kam punuar. Kam paguar makinën që të vijë këtu, nuk i kam kushtet të vijë, s’kemi të ardhura. Kam që në orën 09:30 që pres gjykatësin, ndoshta nuk mbaroj dot sot.

Kam udhëtuar 120 kiometra. Nuk e di nëse mbaroj punë sot. I bie të fle në hotel ose të vijë sërish. Me këtë sorrollatje që po na bëjnë, i bie mos t’i ndjekim gjyqet dhe të mbetemi pa pensione” – tha dy qytetarë.

Një situatë e tillë u parashikua nga avokatët të cilët e kundërshtuan hartën e re gjyqësore, pikërisht për faktin se rrit kostot për qytetarët por edhe krijon zvarritje të çështjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit