
40 persona janë arrestuar nga Karabinierët në aksionin antidrogë që zbardhi trafikun e drogës e menaxhuar nga një organizatë kriminale italo-shqiptare.
Nga 40 të arrestuarit, 22 në burg dhe 18 në arrest shtëpie. Në krye të bandës ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena, qyteti metropolitane i Cagliarit, i cili menaxhonte kontaktet me Spanjën për importin e tonelata hashash dhe me Shqipërinë për kokainë.
Sipas hetuesve, burri koordinonte dy grupe të tjera kriminale, një në Quartu dhe një në Sassari. Një organizatë që ishte degëzuar në Liguria, Toskana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo.