Hashim Thaçi le paraburgimin e Hagës dhe viziton babain në spital

Hashim Thaçi le paraburgimin e Hagës dhe…

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë përkohësisht paraburgimin në Hagë dhe ka mbërritur sot në Kosovë për të vizituar babain e tij, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

I shoqëruar nga forca të shumta policore, Thaçi ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të kaluar disa momente pranë familjes.

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij të përkohshëm, duke i mundësuar një vizitë të shkurtër në Kosovë për arsye humanitare.

Siç e dimë Thaçi po hetohet nga kjo gjykatë në një rast të ndarë kundër ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit