Gruaja në foto është 82-vjeçarja Hatixhe Berisha, e cila humbi jetën ditën e sotme si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që tronditi një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. E moshuara banonte në apartamentin ngjitur me atë ku dyshohet se ndodhi shpërthimi.
Hatixhe Berisha jetonte në të njëjtën banesë me djalin dhe familjen e tij. Sapo dëgjoi shpërthimin, i biri u fut menjëherë në apartament për të shpëtuar familjarët, duke nxjerrë fillimisht fëmijët e mitur dhe bashkëshorten.
Por, në momentin kur u rikthye për të nxjerrë edhe nënën e tij, shkalla e pallatit u shemb, duke ia bërë të pamundur shpëtimin e saj. Ngjarja tragjike në Elbasan u mori jetën dy personave, ndërsa 10 të tjerë mbetën të asfiksuar dhe morën ndihmë mjekësore.