Hedh gjakftohtë qenin nga kati i 6-të, qytetarët thirrje policisë për arrestimin e saj

Hedh gjakftohtë qenin nga kati i 6-të,…

Krime ndaj kafshëve shohim shpesh në rrugët e kryeqytetit. Të shumta kanë qenë rastet kur qytetarët kanë denoncuar për dhunë ndaj kafshëve, gjithashtu kemi parë qytetatë që kanë arritur në një pikë ku edhe i kanë tërhequr zvarrë me makinë. Por për këta persona nuk janë marrë kurrë masa, as nuk janë ndjekur penalisht.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish pasditen e së enjtes në zonën e freskut, ku një grua ka hedhur nga kati i 6-të një qen.
Indetifikimi i personit që e ka kryer këtë akt ndaj kafshës nuk është bërë ende.

Duke qenë se keqtrajtimi kafshëve dhe vrasja me qellim e tyre përbën veper penale qytetarët i kanë bërë thirrje policisë që të merren masa.

Sipas ”Animal Rescue Albania”, qeni u dërgua në gjendje të rëndë në një nga spitalet e kryeqytetit, por që nuk i mbijetoi plagëve të shumta që kishte marrë.

Për këtë akt nuk ka asnje reagim nga Policia e Shtetit.

Ditën e shtunë, qytetarët me një karafil në dorë do të organizojnë homazhe në vendin ku u hodh qenushi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit