'Hej (Ceca) plakushe…'/ Plas nacionalizmi dhe 'lufta' në rrjet me serbët, Dua Lipën e mbron edhe ish-ushtari i UÇK-së...

‘Hej (Ceca) plakushe…’/ Plas nacionalizmi dhe ‘lufta’…

U desh vetëm veprimi i një personazhi të famshëm nëpër botë, si Dua Lipa, për të ndezur sërish shkëndijat e konfliktit nacionalist mes serbëve dhe shqiptarëve.

Ditët e fundit rrjeti ka “zierë” nga “lufta” që ka shpërthyer mes deklaratave patriotike nga shqiptarët dhe reagimeve ultra-nacionaliste të figurave të njohura serbe nga ana tjetër.

Përfshirja e Kosovës në hartën e “Apple”, ka shkaktuar një përplasje të gjerë në Kosovë dhe Serbi.

Ndërkohë që këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka përkrahur këtë peticion, të shumta kanë qenë reagimet kundër saj.

Kujtojmë se ajo vetëm pak ditë më parë, publikoi një foto të “Shqipërisë etnike”, në të cilën shkruhej “Autokton”, duke ndezur kështu debatin në rrjetet sociale.

Gjithsesi shumë shqiptarë i kanë dalë në mbrojtje Dua Lipës, për më tepër pas reagimit që bëri këngëtarja serbe Ceca, ish-bashkëshortja e kriminelit të luftës Arkan.

Por janë të shumtë shqiptarët që e kanë inkurajuar dhe “mbrojtur” në rrjetet sociale veprimin e Lipës.

Ndër ta është edhe një ish-ushtar i UÇK-së, Ridvan Tahiri, i cili ka bërë një status në profilin e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë i ish-luftëtarit të UÇK-së, Tahiri, në Facebook:

“Hej (Ceca) plakushe, edhe une isha dikur voglush,e shum voglush te tjer qe ta detyruam burrin tende me ùshtrin e tij famkeqe te ndihet i turperuar.

Une krenohem me yjet e mi boteror kurse ti bart mbi supe nje turp nga e kaluara e burrit tend.

Dua Lipa dhe Rita ora jan simbole te kombit tim, kur ofendohen ato ne jemi prap ata voglushet per ty”.

Ceca ka qenë gruaja e Arkani-t, gjeneral serb, i cili kreu krime të panumërta në Kosovë nën urdhrat e Milosheviç-it.

Peticioni, përkrahëse e të cilit u bë edhe Dua Lipa, ka arritur mbi 80 mijë firma online, dhe ende vazhdon thirrja në rrjetet sociale nga gjiganti “Apple”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit