Hakerat i vjedhin instagramin Georgia Melonit

Hakerat i vjedhin instagramin Georgia Melonit

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga hakerat, të cilët i kanë hyrë në instagram.

Meloni ka qenë duke udhëtuar për në Romë pas një misioni që kishte në Egjipt, kur hakerat mundën të futen në llogarinë e saj personale të hapur vite më parë, duke publikuar një foto të rreme të profilit të Elon Musk, teksa shkruanin: ‘Thank you Elon free Btc!’ 

Postimi u fshi brenda pak minutash, por pamjet e publikuara nuk kanë shpëtuar pa u ruajtur dhe janë shpërndarë në shumë media. Sipas mediave italiane, profili i hakuar është ai personal historik i Melonit i hapur vite më parë. Aktualisht po vijojnë të gjitha hetimet e nevojshme nga Policia e Postës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit