Hektor Leka, një artist i harruar nga institucionet muzikore shqiptare

Hektor Leka, një artist i harruar nga…

Hektor Leka, këngëtari lirik-bas në Teatrin Xhiuzepe Verdi në Trieste, i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” ka folur rreth operës “Goca e Kaçanikut”, që u luajt në Prishtinë muajin e kaluar.

Leka na rrëfeu mbi emocionet e veçanta që përjetoi në një skenë shqiptare.

“Më la shumë mbresa sepse u riktheva pas shumë vitesh. Kam qenë fëmijë kur shoqëroja nënën time në një shfaqje në Kosovë, kur ajo ishte ne rolin e dirigjentes së korit. Aty kam takuar për herë të parë Prof. Rauf Dhomin, kam qenë në moshë te vogël, bëhet fjalë për vitet 1979.

Për mua ishte hera e parë të merrja pjesë në një opera në Shqipëri, pasi nuk kam patur ftesa më parë. Edhe pse shqip kam kënduar edhe në skenën italiane madje mund të them se jam një nga këngëtarët e parë shqipëtar që kam kënduar shqip në Itali sepse doja që publiku italian të njihte muzikën tonë. Në vitin 2000 bëra një recital dhe këtu në Itali u pëlqye shumë, madje ma kërkuan ta përsëritja edhe dy vite të tjera radhazi”- u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit