Helikopteri ushtarak humb kontrollin dhe rrëzohet në bregdetin e Katarit, gjashtë viktima

Helikopteri ushtarak humb kontrollin dhe rrëzohet në…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Katar, ku një helikopter ushtarak është rrëzuar në ujërat rajonale, duke shkaktuar humbjen e jetës së gjashtë personave që ndodheshin në bord.

Sipas Ministrisë së Brendshme, viktimat janë konfirmuar pas kërkimeve fillestare, ndërsa një person i shtatë rezulton ende i zhdukur. Autoritetet bëjnë me dije se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me intensitet në zonën ku ndodhi aksidenti.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Katarit deklaroi se helikopteri u rrëzua gjatë një fluturimi rutinë si pasojë e një defekti teknik. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit janë në vijim, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të tjera në orët në vijim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit