Helmimi masiv i qenve në Tiranë, veterinerët: U kanë hedhur ushqim të helmuar

Helmimi masiv i qenve në Tiranë, veterinerët:…

Qytetarët e Tiranës së fundmi kanë shprehur një shqetësim në lidhje me helmimin e qenëve në parkun e liqenit të Tiranës.

Një numër i lartë kanë ngordhur dhe disa prej tyre po marrin mjekimin e nevojshëm.

Veterineri Martin Llazani i cili ka ekzaminuar qentë e helmuar, thotë se qentë kanë konsumuar ushqim të helmuar, të hedhur në rrugë nga persona ende të paidentifikuar nga autoritet policore.

Të katër rastet janë mirë. Është një helmim që nëse nuk gjendet shpejt nuk ka shpresa. Fosfoorganiket janë një klasë insekticidesh që blihen në farmaci bujqësore. Futen në ushqime. I pari që ka ardhur ka qenë një qen rruge. I fundit dje ka qenë me të zot.

Aktivistët akuzojnë pronarët e restoranteve dhe administratorët e pallateve për helmimin e qenve. Një prej tyre thotë se ka gjetur ushqim të helmuar pranë digës së liqenit, aty ku janë gjetur qentë e ngrodhur.

Deri në këtë moment nga dita e hënë më rezultojnë 11 qe të helmuar. Këtu i kam gjetur këtu tek diga. Shkova në komisariat, bëra denoncim dhe më thonë se hetimet vazhdojnë. Dyshoj tek lokalet, kioska, administrator i pallatit tre. I helmojnë sepse i prishin bukurinë e lokalit. Aty ku ke hedhur ushqimin, fëmijës i bien një top. Me ata duar fëmija mund të preke diçka. Përpara dy orësh kam marr një ushqim me helm dhe e kam çuar në komisariat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit