Helmim masiv në Krujë, policia jep detaje çfarë ka ndodhur me qytetarët

Helmim masiv në Krujë, policia jep detaje…

Në Krujë ka ndodhur një helmim masiv, ku janë helmuar dhjetra qytetarë. Policia e Krujës ka reaguar në lidhje me këtë rast dhe ka dhënë detaje.

Sipas informacionit zyrtar, janë rreth 35 qytetarë që kanë përfunduar në spital të helmuar.

“Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë“, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit