Helmimi masiv në Krujë, 320 persona shkojnë në spital për ndihmë

Helmimi masiv në Krujë, 320 persona shkojnë…

Vijon të rritet ndjeshëm numri I personave që kërkojnë në ndihmë në spitalin e Krujës pas helmimit masiv. Nga raportimet e fundit të bëra deri më tani, raportohet se ka shkuar në 320 numri i personave që kanë marrë trajtim me dyshimet për helmim nga uji i pijshëm.

Qytetarët paraqiten në spitalin e Krujës për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit. Shumë nga personat që kanë marrë mjekim në spital, janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.

Situata vijon prej së dielës, ndërsa nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit