Helmimi masiv në Krujë/ Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Helmimi masiv në Krujë/ Rritet numri i…

Situata e helmimit të qytetarëve nga uji në qytetin e Krujës, ka nisur të përkeqësohet, teksa gjatë pasdites së djeshme ka patur një shtim të rasteve. Shumë prej personave të helmosur nga uji kanë zgjehdur të trajtohen edhe në shtëpi, ndërsa raportohet se numri i personave të paraqitur vetëm gjatë pasidites së djeshme ka qenë 130 persona, ndërsa në total ka shkuar në 700 persona.

Pas situatës kaotike për shkak të ujit, mësohet se qyteti ende nuk është furnizuar me ujë të pijshëm. Shifra prej 130 personash ka kundërshtuar deklaratën e e djeshme të Ogerta Manastirliut e cila u shpreh se numri i rasteve që kërkonin trajtim po vinte duke u ulur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit